Goditi me grusht tifozin e Wigan, Aguero i shpëton ndëshkimit

Federata e Futbollit të Anglisë nuk merr masa disiplinore ndaj Sergio Aguero.

Sulmuesi i Manchester City u përfshi në një sherr me tifozët e Wigan pas përfundimit të ndeshjes së vlefshme për FA Cup, fituar 1-0 nga ekipi i Championship.

Tifozët e Wigan hyn në fushë pas vërshëllimës finale të gjyqtarit për të festuar suksesin kundër “qytetarëve”.

Por, Aguero i cili u kap nga telekamerat duke goditur një tifoz kundërshtar deklaroi se veprimi i tij erdhi pasi ai ishte ofenduar dhe pështyrë.

Federata e Anglisë ka deklaruar se Aguero do t’i shpëtojë ndëshkimit, por u ka tërhequr vëmendjen dy klubeve për mos përmbushje të detyrimeve të ndeshjes, pasi nuk kanë kontrolluar siç duhet nervozizmin e lojtarëve e sidomos të tifozëve (rasti i Wigan).