Gjyqtari akordon 9 kartonë të kuq, ndërpritet “derbi i paqes” në Brazil (video)

Në fushë ndodh gjithçka gjatë ndeshjes Vitoria-Bahia. Dhe është ironike, sepse ndodh në një ndeshje, që para se të niste në Brazil e kishin konsideruar si “derbin e paqes”.

Shumë punë për gjyqtarin, i cili është detyruar ta nxjerrë kartonin e kuq për të dërguar në dhomat e zhveshjes plot 9 lojtarë, 5 prej tyre të Vitorias.

Skuadra vendëse ka mbetur kështu me 6 lojtarë, një numër i palejueshëm për ta vazhduar ndeshjen. Gjyqtari ka vendosur kështu për ndërprerjen e ndeshjes në minutën e 79-të, kur rezultati ishte 1-1. Për Bahian pritet që ta fitojë ndeshjen në tavolinë.

Vipsport.al