Gazetari i “Sky Sport”: Milinkoviç-Saviç dha spektakël, por më i miri ishte Hysaj

Fabio Karesa, gazetar i “Sky Sport”, duke folur për ndeshjen Napoli-Lacio, 4-1, ka evidentuar paqaitjen e futbollistit të Kombëtares, Elseid Hysaj, duke e konsideruar atë më të mirin në fushë:

“Milinkoviç-Savcic dha spektakël, ishte kudo në fushë. Pashë një Lacio mjaft të mirë në pjesën e parë, kur Napoli vuajti jo pak. Por Napoli reagoi dhe bëri një pjesë të dytë të shkëlqyer.

Kemi parë para së gjithash një Hysaj të papërmbajtshëm. Insinje dhe Kalejon shin ndër më të mirët. I pari i udhëhoqi shokët dhe punoi shumë, por unë do ta vlerësoja Hysajn. Më i miri në fushë, sipas meje, ishte ai”, – ka thënë gazetari italian. Vipsport.al