Gasperini bën humor me Berishën: Mund t’i gjuajë ai penalltitë, por më mirë t’i presë

Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka folur për ndeshjen e sotme me Fiorentinën. Mes të tjerash ai është pyetur për lojtarët, të cilët gjuajnë penalltitë, duke iu referuar penalltisë së humbur nga Gomez.

Në përgjigjen e tij, trajneri i skuadrës bergamaske ka bërë edhe pak humor, duke futur edhe portierin kuqezi, Etrit Berishën, në këtë çështje:

Po më pyesni për ata që gjuajnë penalltitë në skuadër? Po stërvitemi, Papu Gomez më shumë se të gjithë. Mund t’i besojmë edhe Berishës, sepse edhe ai i gjuan. Duhet qetësi për penalltitë.

Papu është mirë dhe po stërvitet më shumë edhe për penalltitë. Mendoj se gjuajtësit më të mirë të penalltive janë mbrojtësit, kurse Berisha është më mirë që t’i presë se sa t’i gjuajë”, – u shpreh Gasperini.

Vipsport.al