FOTO / UEFA para Champions: Emrat shqiptarë mund të krijojnë probleme

Levandovski, Shenzni, Pasiensia, Erzjakup, apo Alderveireld. Të gjithë këto emra mund t’ju duken të vështirë për t’u shqipëruar por sipas UEFA-s, emrat e vërtetë të vështirë për anglishtfolësit, ndër më problematikët, janë të futbollistëve shqiptarë.

Para fillimit të ndeshjeve me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, UEFA ka publikuar në faqen e vet të internetit një “manual” të mirëfilltë për anglishtfolësit mbi mënyrën se si duhen shqipëruar emrat e futbollistëve të klubeve të ndryshme të skuadrave pjesëmarrëse. Mes tyre është edhe Bazeli, ku dihet që rrallëherë mungojnë shqiptarët.

Mes emrave të përzgjedhur, UEFA jep përshkrimet për anglishtfolësit se si të lexojnë ata të Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit te Bazeli, ndërsa në përshkrimin që ka vendosur pranon se për disa do të jetë e vështirë të artikulojnë emrat siç duhet. “Emrat shqiptarë mund të krijojnë disa probleme”, theksohet në këtë shkrim ku radhiten emrat e lojtarëve të skuadrës zvicerane. /vipsport.al/