(Foto) U bë idhull me videon në stadium, Torino shpërblen tifozin e vogël besnik

Një e diel vërtet speciale për Lorencon, tifozin e vogël të Torinos, i cili u bë idhull në rrjetet sociale me videon në stadium, ku ulërinte: “Forca zemra e vjetër granata”. Po ashtu, bërtiste për emrat e beniaminëve të tij.

Klubi i Torinos i kishte premtuar se do ta shpërblente besimin e tij dhe kështu ka ndodhur. Para ndeshjes Torino-Udineze, Lorenco ka marrë dhuratën e presidentit Kairo, fanellën e Belotit, të cilin ka pasur mundësi ta përqafojë. Vipsport.al

more recommended stories