Foto/ Ja kush “ia ka vjedhur zemrën” Cutrones, zbulohet bukuroshja nga Trento…

Gattuso nuk duhet të kërkojë një të dashur për Cutrone. Trajneri i Milanit, pak ditë më parë deklaroi se sulmuesi i talentuar duhet të punojë shumë dhe pse jo edhe të “mblidhet” duke gjetur njeriun e zemrës.

Por, Cutrone në fakt, siç raportojnë mediat italiane, është në një marrdhënie me Caterina Sosi.

Ende nuk dihen shumë të dhëna për bukuroshen që “i ka vjedhur zemrën” sulmuesit të Milanit, edhe pse emisioni i “Tiki Taka” ka zbuluar se është me origjinë nga Trento, por jeton në Milano.