FOTO/ Ish-mbrojtësi i Arsenalit i dhuron fanellën e Neymarit, Arapi: Zoti të bekoftë!

Renato Arapi ka postuar një foto në Facebook me një dhuratë shumë speciale për të; fanella e PSG e firmosur nga Neymar.

Një dhuratë e cila siç shkruan edhe Arapi në postimin e tij i ka ardhur përmes mbrojtësit brazilian, Andre Santos, njëkohësisht shokut të tij të skuadrës te Boluspor.

Andre Santos, ish-mbrojtësi i Arsenal, tashmë pjesë e Boluspor së bashku me Renato Arapin, siç duket i ka plotësuar dëshirën ish-lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë duke i dorëzuar fanellën e Neymar me autografin e këtij të fundit.