(Foto) Fillojnë reshjet e borës në Kukës, me Tiranën mund të luhet në fushë të bardhë

Seancën e fundit stërvitore të përgatitjeve për ndeshjen me Tiranën për Kupën e Shqipërisë, Kukësi e ka zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Gjatë kohës që skuadra ishte u stërvitur, në Kukës kanë nisur reshjet e dëborës dhe nuk është çudi që nesër fusha e stadiumit të jetë e bardhë.

Kukësit i dihet patjetër kualifikimi në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi po kalon një moment të vështirë. Në kampionat u mund para pak ditësh nga Kamza në po këtë stadium dhe reagimi pritet të jetë i fuqishëm nesër ndaj Tiranës. Ndeshja e parë është mbyllur 1-1 dhe Kukësi ka shanse të mëdha kualifikimi. Vipsport.al