Formula 1/ Alfa Romeo zbret në pistë, ja imazhet e para (Video)

Pas 24 orëve nga prezantimi “online” i njëvendëshes që do të garojë këtë sezon në Formula 1, Alfa Romeo Sauber (C37) ka zbritur në pistë në Montmelo.

Në pistën ku më 26 shkurt do të kryhet edhe testi kolektiv i të gjitha skuderive, Alfa Romeo Sauber ka zhvilluar një test individual.

Provat janë filmuar nga pjesëtarët e skuderisë për të krijuar edhe një “skup” komercial. Imazhet janë shfaqur edhe në faqen zyrtare të skuderisë në Twitter.