Fitoi në Champions, Bayern Munchen barazon rekordin e vendosur që në 1980

Bayern Munchen fitoi sot sfidën e parë kundër Besiktas të vlefshme për 1/8-at e Champions League.

Kampionët e Gjermanisë triumfuan 5-0 kundër skuadrës turke, duke e bërë thjesht formalitet kualifikimin për më tej.

Por, përveç këtij fakti, bavarezët kanë një arsye tjetër për të festuar.

Bayern Munchen regjistroi sot fitoren e 14-të radhazi (në të gjithë kompeticionet ku merr pjesë) duke barazuar rekordin e vet, të vendosur që në vitin 1980.

Bavarezët në drejtimin e Heynckes tashmë janë të pandalshëm!