Erdhi momenti i Çanit, Partizanit i duhet patjetër në supersfidën e javës

Dy ndeshjet e radhës, Me Flamurtarin në Kupë dhe me Kukësin në kampionat, vendosin sezonin e Partizanit, që duhet të sigurojë me çdo kusht një “biletë” për në Europë.

Të mërkurën të kuqve u duhet të përmbysin humbjen 1-0 në Vlorë për t’u kualifikuar dhe do të bëjnë gjithçka në këtë 90-minutësh, ku grupi është i plotë.

Problemi më i madh është për ndeshjen me Kukësin, ku trajneri Starova nuk ka gati sulmuesit Bardhi dhe Progni të skualifikuar. Duket se ka ardhur moment i Edgar Çanit, i cili mund të sakrifikojë për ekipin të hënën e ardhshme.

Sulmuesi ka bërë progress me gjendjen fizike dhe ky është momenti, kur ai duhet t’i shërbejë Partizanit për objektivin e sezonit. Ndoshta stafi teknik mund të zgjedhë të luajë në kampionat me Kardozon apo ndonjë lojtar tjetër, por pa një sulmues qendre është e vështirë.

Vipsport.al