“Ëngjëll” dhe “djall” brenda 90 minutash, Bare është protagonisti absolut i Atletikos

Ekipi i Atletiko Madrid B ka barazuar ndaj Cercedas në transfertë me rezultatin 1-1.

Keidi Bare është kthyer në protagonistin absolut të Atletiko Madrid B, pasi ka shënuar golin e vetëm të takimit nga ana e këtij ekipi. Mesfushori shqiptar arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 11-të, ndërsa skuadra vazhdon ecurinë pozitive prej 10 ndeshjesh pa humbje.

Në fund, Bare ka vend për të marrë edhe rolin e “djallit”. Mesfushori shqiptar ka dalë nga fusha e lojës më karton të kuq në minutën e 78, por fatmirësisht për të kjo nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/