E zbulon fizioterapistja: Çani ka ndjerë sërish dhimbje, është lënë pushim

Edgar Çani duket se do të mungojë edhe disa javë të tjera. E ftuar në “Procesin Sportiv”, fizioterapistja që po ndjek procesin e riaftësimit të sulmuesit të Partizanit deklaroi: “Çani ka kryer një ndërhyrje të dytë kirurgjikale në gju. Nisi stërvitjen i diferencuar, por u detyruam ta linim pushim, sepse pati disa dhimbje sërish. Tashmë është duke marrë disa mjekime specifike. Besoj se do të kthehet të luajë për Partizanin, por koha ende nuk dihet”.

Edgar Çani u mendua se mund të ishte i gatshëm për Partizanin në sfidat e radhës në kampionat, por me sa duket, të kuqtë duhet të presin për të parë sulmuesin në fushë.