E.League/ CSKA e Moskës kualifikohet në 1/8-at, mposht Crvena Zvezdën

CSKA e Moskës kualifikohet për në 1/8-at e Europa League. Skuadra ruse ka mposhtur 1-0 Crvena Zvezdën.

Autori i golit ishte Alan Dzagoev, i cili realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të sfidës, shifrat mbetën të pandryshuara, pasi CSKA administroi mjaft mirë rezultatin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Serbi kishte përfunduar 0-0, ndërsa fitorja sotme i hapi rrugën CSKA-së së Moskës për të kaluar në  1/8-at.

CSKA-Crvena Zvezda 1-0

Shënues: Dzagoev 45+1’