Duka e pranon: Kanë ardhur dosje nga UEFA për trukim ndeshjesh edhe këtë sezon

Trukimi i ndeshjeve mbetet një nga sëmundjet më të rrezikshme të futbollit shqiptar. Ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë prej saj dhe duket shumë e vështirë të kurohet kjo sëmundje që po e vret futbollin në vendin tonë.

Në një komunikim me emsionin “Zona gol” në Supersport” edhe presidenti i rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka, ka pranuar se UEFA ka sjellë edhe këtë sezon dosje për ndeshje të dyshuara si të trukuara në kampionatin tonë.

Ai ka pranuar se këtë herë ndeshjet e dyshuara janë më të pakta, që do të thotë se dosjet e mëparshme të ardhura nga UEFA në lidhje me këtë çështje kanë qenë mjaft voluminoze.

“Nuk mund ta mohoj se nuk ka dosje për ndeshje të dyshuara. Ka më pak dhe me pikatore në krahasim me sezonet e shkuara. Nuk mund të themi që janë të trukuara, pasi janë vetëm dyshime…”, – u shpreh presidenti i FSHF-së. Vipsport.al