Duartrokiti në momentin e zëvendësimit, Interi gjobit mesfushorin kroat

Ajo duartrokitje polemizuese në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes me Bolonjën, ku Interi fitoi 2-1, i ka kushtuar shumë mesfushorit kroat të zikaltërve.

Marcelo Brozoviç e kishte me tifozët e Interit, të cilët po e vërshëllenin në momentin e zëvendësimit. Por sjellja e lojtarit nuk i ka pëlyqer as trajnerit Spaleti dhe as drejtuesve të klubit. Rregullorja për raste të tilla parashikon gjobë dhe kroati nuk do t’i shpëtojë asaj.

Klubi në fakt ka pritur nga Brozoviç t’u kërkojë falje publike tifozëve, sepse në filozofinë e Interit vendin e parë e zë populli zikaltër, që duhet të respektohet nga të gjithë, edhe përballë kritikave. Lajmin për gjobën ndaj mesfushorit kroat e bën të ditur “Gazzetta dello Sport”. Vipsport.al

more recommended stories