Dortmundi tenton të mbajë në ekip Batshuain, e bllokon Abramoviç

Drejtuesit e Borusia Dortmundit tregojnë prapaskenat e huazimit të belgut Miçi Batshuai. Sulmuesi belg u huazua gjatë merkatos së janarit ne Gjermani, por gjermanët kanë kërkuar që ta blejnë përfundimisht sulmuesin 24-vjeçar. Sipas asaj qe raporton “Daily Mail”, ka qenë presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç ai që ka bllokuar transferimin.

Batshuai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist në dy ndeshjet e para me fanellën verdhezi. Ky transferim nuk i ka pëlqyer tifozëve londinezë, të cilët kanë kritikuar drejtuesit që e zëvendësuan me Xhirudin.

Batshuai u afrua te Çelsi në sezonin e kaluar nga ekipi i Marsejës për 39 milionë euro. Sulmuesi shtatlartë shkëlqente me ekipin francez, duke shënuar 17 gola në sezonin e fundit. Me ekipin e Çelsit, Batshuai nuk arriti ta kapte dot formën e tij duke u aktivizuar në pak ndeshje. /vipsport.al/