Dikur pjesë e akademisë së Juventusit, talentit shqiptar i mjaftojnë 4 minuta për të shënuar

Numri i të rinjve shqiptar që luajnë në kampionatin zvicerian sa vjen e po rritet. Shumica prej tyre luajnë me ekipe, të cilat kanë bërë histori në kampionat.

Andi Zeqiri, 18-vjeçari shqiptar ka shënuar ditën e sotme golin e vetëm për Luzanën, në humbjen e thellë 1-4 përballë Jang Bojsit.

Talenti shqiptar u aktivizua në minutën e 69, por i mjaftojnë vetëm 4 minuta i mjaftuan për të gjetur golin në këtë takim. Ky është goli i parë i Zeqirit në këtë sezon.

Më herët, Zeqiri është aktivizuar edhe me të rinjtë e Juventusit, me të cilët ka zhvilluar disa ndeshje. Në 25 ndeshje me bardhezinjtë, sulmuesi shqiptar ka shënuar 8 gola. /vipsport.al/