Derbi shqiptar në Maqedoni, titulli i Shkëndijës kalon në Shkup

Ditën e sotme luhet derbi i Iliridës në orën 14:00 mes Shkupit dhe Shkëndijës. Bardheblutë e Shkupit luftojnë për një vend në Europë, pasi aktualisht ndodhen në vendin e 4, vetëm 6 pikë larg Sileksit të vendit të tretë.

Ndryshe paraqiten tetovarët në këtë takim. Kuqezinjtë e Qatipit, luftojnë për titullin kampion, të cilin e kanë më pranë se kurrë. Shkëndija kryeson kampionatin maqedonas me 47 pikë, 8 më shumë se rivalët e Vardarit.

Në rast të fitores së Shkëndijës në ndeshjen e sotme, ata prekin titullin kampion me njërën dorë. Në rast se humbasin, Vardari ka mundësi të ngushtojë diferencën në 5 pikë, duke e rihapur dhe njëherë garën për titullin kampion. Shkupi do të afrohej më shumë me Europën në rast fitore, ndërsa në të kundërt, rrezikon të humbasë 2 vende në klasifikim. /vipsport.al/