Dalipi: Të mos humbim durimin ndaj Flamurtarit, gjyqtarët të bëjnë kujdes me gabimet!

Partizani luan nesër një ndeshje shumë të rëndësishme me Flamurtarin. Duhet të fitojë bindshëm për të shkuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që është mundësia më e mirë për të fituar një trofe në këtë sezon dhe për të shkuar në Europë.

Në konferencën për shtyp, numri 2 i stolit të kuq, Klevis Dalipi, ka theksuar se skuadra duhet të jetë e duruar në fushë, ndërkohë që ka bërë një apel edhe për gjykimin:

“Përpara se të flas për vështirësitë që do të kemi në sfidën ndaj Flamurtarit, do të doja t’u bëja një thirrje gjyqtarëve, që thjesht të jenë më të kujdeshëm përsa u përket gabimeve “humane”, që kanë bërë gjatë këtyre javëve, sidomos në anulimin e golit të Prognit që shënuam në takimin e parë të Kupës në Vlorë. Një gol jashtë fushe do të na jepte shumë avantazhe për vetë specikën që ka Kupa. Gjithsesi, shpresojmë që gabime të tilla të mos përsëriten dhe arbitrat të jenë pak më të kujdesshëm gjatë mbarëvatjes së ndeshjes.

Në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, duke marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar të terrenit. Gjithsesi, do të jemi të kujdeshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit. Shpresojmë që me një lojë të mire, duke dhënë maksimumin në fushë, të shënojmë sa më shpejt.

Nuk duhet të humbasim durimin, pasi ndeshja mund të prodhojë episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualikimin. Kam besim te skuadra se nesër do të shënojmë.

Besoj që jemi në garë në të dy kompeticionet paralel, por një kualikim i mundshëm në Kupë do të bënte të mbetemi në luftë për këtë trofe.

E kam deklaruar edhe në konferencat e mëparshme se Çani po vijon një program stërvitor dhe gjendja e tij po monitorohet nga stafi. E ritheksoj se në momentin që Çani do të jetë gati, ai sigurisht do të jetë në organikën e lojtarëve të gatshëm për ndeshje.

Matematikisht, titulli kampion nuk është mbyllur, edhe pse Skënderbeu është i shkëputur nga ndjekësit. Ndaj ne synojmë fitimin e Kupës dhe e kemi vlerësuar maksimalisht përballjen e nesërme për të arritur kualikimin.

Flamurtari është një skuadër e mirorganizuar, por ne besojmë shumë në cilësitë e lojtarëve tanë. E them me bindje se ndaj Flamurtarit skuadra do të japë maksimumin për të arritur rezultatin e dëshiruar kualikimin.

Jam në dijeni që klubi po vijon negociatat me drejtuesit e policisë dhe jemi optimistë se do të arrijnë ta zgjidhin këtë situatë . Ne e ndjejmë shumë mungesën e tyre, pasi është lojtari ynë i 12-të. U bëj thirrje që ata të jenë të shumtë në numër nesër, siç e kanë traditë, dhe të na mbështesin në këtë ndeshje shumë delicate”, – u shpreh zëvendëstrajenri Dalipi.

Vipsport.al