Daja mendon rotacionin ndaj Teutës, një shans për blerjet dimërore të Skënderbeut

Ndeshja e nesërme me Teutën, e vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, do të jetë më shumë një test për sfidën e kampionatit me Kamzën për korçarët.

Trajneri Ilir Daja është nga ata që nuk e pëlqejnë shumë rotacionin në fakt dhe gjithmonë kërkon t’i mbajë të tijtë të karikuar, por në një ndeshje si kjo e nesërmja sigurisht që do të bëjë ndryshime.

Pritet që Skënderbeu të luajë nga minuta e parë me disa lojtarë të stolit, ku tre prej tyre kanë ardhur në Korçë gjatë merkatos dimërore. Mbrojtësi i qendrës, Kaba Sambou, ka shumë mundësi të bëjë debutimin nesër ndaj Teutës.

Po ashtu, Vila pritet të jetë titullar, ndoshta edhe sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili pritet të ketë minutat e tij. Trajneri Daja mendohetë të prezantojë në fushë një formacion me disa titullarë dhe blerjet dimërore apo edhe lojtarë të tjerë të stolit. Vipsport.al