Conte ankohet: Nuk më sollën kampionë në merkato, Luis Enriken nuk e kam zili

Përpara ndeshjes për kampionat kundër WBA, Antonio Conte lëshon një deklaratë kundër drejtuesve të klubit.

Trajneri i Chelsea ka dalë hapur duke shprehur pakënaqësinë për sa i përket merkatos. “Duhet të përmirësoj disa gjëra. Jam pak i shpërqendruar. Do flas me trajnerët e skuadrave të tjera për t’i pyetur sesi i bindin drejtuesit e klubeve ku punojnë të cilët shpenzojnë shumë në merkato për të blerë futbollistë kampionë”, tha Conte duke “thumbuar” presidentin Abramovic, pasi sipas trajnerit italian, ai duket se nuk i ka plotësuar dëshirat e merkatos.

Conte është prag shkarkimi nga Chelsea dhe kandidati që mund ta zëvendësojë në stolin e Chelsea është Luis Enrique.

Vetë trajneri italian për kolegun e tij spanjoll deklaroi: “Është një njeri i mirë. E kam njohur kur drejtonte Romën. E admiroj për rezultatet që ka arritur te Roma dhe Barcelona. Nuk kam zili askënd. Secili prej nesh bën punën e tij”.

 

more recommended stories