Chelsea-Barcelona/ Notat e lojtarëve, Willian më i miri, Paulinho më dobët

Chelsea dhe Barcelona u ndanë në barazim 1-1 në sfidën e parë për 1/8-at e Champions League.

Kualifikimi për në çerekfinale të këtij kompeticioni tashmë do të vendoset në “Camp Nou”, ndërsa “France Football” ka publikuar notat e lojtarëve.

Futbollisti më i mirë i ndeshjes, sipas gazetës franceze ishte braziliani i Chelsea, Willian. Dy shtylla të goditura prej tij në pjesën e parë i mohuan golin, por në të dytën gjeti rrjetën duke u shpërblyer për lojën e tij të mirë.

Futbollisti më pak aktiv sipas “France Football” ishte një tjetër brazilian, por këtë herë i Barcelonës, Paulinho.

Mesfushori i katalanasve lëvizi në fushë si “fantazmë”. Nuk u vendos asnjëherë në vendin e duhur gjatë sfidës, lojë e ngadaltë dhe shumë topa të humbur.

Notat e ndeshjes

-Chelsea:

Courtois         5

Moses             5

Azpilicueta    6

Rüdiger          5

Christensen   4

Alonso            6

Kanté              7

Fabregas        5

Willian           7

Pedro             5

Hazard          6

 

-Barcelona

Ter Stegen       5

Roberto           5

Piqué               6

Umtiti             6

Alba                6

Rakitic           5

Busquets       5

Iniesta           6

Paulinho       3

Suarez           5

Messi             7