Champions/ Shakhtar përmbys Romën, por kualifikimi mbetet i hapur

Përmbysje e madhe e Shakhtar Donetsk ndaj Romës, 2-1, në sfidën e parë të 1/8-ave të Champions League.

Skuadra ukrainase ka bërë një sfidë fantastike në pjesën e dytë, duke u treguar efikase në rastet që iu paraqitën.

Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Romën, falë golit të Under në minutën e 41-të.

Por, me startin e së dytës, Shakhtar u shfaq më këmbëngulës, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 52-të me Ferreyra.

Goli i fitores  për ukrainasit erdhi në minutën e 71-të nga Fred, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

Shakhtar-Roma 2-1

Shënues:Ferreyra 52′, Fred 71’/ Under 41’

⚒ Our squad for the @ChampionsLeague Round of 16 first leg #ShakhtarRoma.