Bufon mungon në derbin e fundit të karrierës, trajneri Alegri sqaron situatën

Portieri legjendar, Xhanluixhi Bufon, nuk do të luajë në derbin e fundit të karrierës. Duke marrë në konsideratë faktin që ai do ta mbyllë karrierën në fundjavën e 20 majit të 2018-ës.

“Ah, – ka thënë trajneri Alegri, sikur kishte harruar të bënte me dije lajmin, – siç ishte në program, Bufon do të pushojë”.

Ai e ka përmendur fjalën “program” tri herë, sepse është e qartë se dikush do të mendojë se paraqitja ndaj Totenhemit ka ndikuar në lidhje me vendimin për potierin veteran.

Bufon është Bufon, por Szczesny është gati për të luajtur titullar. Do të jetë një derbi pa Bufonin dhe ky do të ishte derbi i fundit i karrierës. Vipsport.al