Aubamejang thumbon Milanin: Ia kishte futur gjumit edhe këtë radhë!

Sulmuesi i ri i Arsnealit, Aubamejang, para se të largohej nga Borusia e Dortmundit, u përfopl edhe për një rikthim të mundshëm te Milani. Tifozëve kuqezinj do t’u kishte pëlqyer shumë kjo lëvizje, por sulmuesi shkoi në Angli. Edhe në verë u fol shumë se Milani do ta blinte sulmuesin nga Gaboni.

I pyetyr për rikthimin e mundshëm në Serinë A, lojtari ka bërë një batutë: “Milani ia kishte future gjumit këtë radhë”, – ka thënë Aubamejang duke qeshur. Një fjali që në fakt e kishte thënë edhe në verë. Milani tashmë është e shkuara e hidhur e sulmuesit, kurse e ardhmja është në Premier. Vipsport.al