Arsenali e skarcoi se ishte topolak, por Kejn është më i mirë se Higuain

Arsenali patjetër që është bërë pishman. Vite më parë e klasifikoi të pavlefshëm sulmuesin Herri Kejn, i cili tani është goaledari i Premier League.

Liam Bradi, i cili ka veshur fanellën e Juventusit në periudhën 1980-1982, ka treguar emocionet para sfidës së Champions-it me Totenhemin. Ish-mesfushori irlandez ka treguar për “Corriere dello Sport” edhe atë çfarë ka ndodhur me sulmuesin Kejn, kur ishte tek Arsenali:

“Juve nuk është favorite, shanset janë 50-50. Totenhem i është i organizuar mirë dhe ka një trajner të zotin. Ka lojtarë me kualitet si Eriksen, Ali dhe Kejne, të cilët duhen ndalur në mesfushë për të shmangur dëmet.

Juventusi mund të shfrytëzojë hapësirat e “Wembley” për të goditur në kundërsulm në ndeshjen e kthimit, por duhet të shkojë mirë ndeshja e parë. Sulmi i Juves nuk më bind, sepse më të mirën e Higuain e kemi parë. Në Europë vuan.

Për të fituar në Europë duhet një si Kejn, i cili e ka në karakter të përmirësohet më shumë. Pas Mesit, Ronaldos dhe Levandovskit, është ai. E thonë numrat dhe është vetëm 24 vjeç. Kur ishte tek Arsenali e skartuan, sepse ishte topolak, por shumë atlet, kështu që kemi gabuar.

Edhe Totenhemi e ka huazuar 3-4 herë në kategoritë inferiore. Ai po ndërton një karrierë të shkëlqyer dhe e meriton, shënon më shumë se Higuain”, – ka thënë Bredi. Vipsport.al

more recommended stories