Ançeloti i mbyll derën PSG-së, preferon të drejtojë në Angli

Përveç emrave të futbollistëve që qarkullojnë në zyrat e PSG-së, drejtuesit e këtij ekipi po mendojnë edhe për një trajner të ri për sezonin tjetër. Një kandidat ka qenë edhe italiani Karlo Ançeloti, por duket se ai mbetet vetëm një dëshirë.

Karlo Ançeloti është shprehur për “Daily Mirror” se nuk është i interesuar për të drejtuar ekipin e PSG-së, por mendon të riktheht në Premier Ligë. Vetëm pak ditë më parë, Ançeloti pranoi se nuk do të drejtojë as Italinë.

Forma e dobët që po kalon ekipi i Çelsit shton zërat për një rikthim të Ançelotit te blutë e Londrës, edhe pse këta të fundit kanë si synim spanjollin Luiz Enrike.

Edhe Arsenali po kërkon një trajner të ri, por drejtuesit e tij duan që ai të jetë me moshë të re. Eksperienca dhe kualiteti që ka Ançeloti ndoshta do t’i bëjë “topçinjtë” të provojnë në krye të stolit italianin. Vipsport.al