Analiza taktike/ Kukësi-Skënderbeu, Musolli më i miri, Soue gola model

Super ndeshja e javës së 22-të të Superligës, Kukësi-Skënderbeu përfundoi 2-2.

Prezent në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, specialisti i futbollit, Gerd Haxhiu ka bërë analizën e kësaj sfide.

ANALIZA– “Kukësin e kemi parë sot me një reshtim ndryshe nga herët e tjera, me një mbrojtje me katër. Në mesfushë po ashtu me katër lojtarë, ndërsa Guri i vetëm në sulm, i ndjekur nga Bakaj pas tij.

Skënderbeu me katër mbrojtës, një mesfushë me tre me kulm poshtë, ku ishte Nimaga. Në sulm me tre, jo me Xhejms në krah të majtë, por me Vilën. Gavazaj dhe Soue ishin në rolet e tyre.

Kukësi tregoi dëshirë për të fituar, që në fillim, sepse u pa manovra e një ofensive totale. Kishte superioritet në mesfushë.

Kishte zhvendosje të Muzakës te Musolli dhe Nimagës te Dzaria.

Ishte Guri që në fazën mbrojtëse ndihmonte ekipin, por dhe në fazën e ndërtimit vihej shpesh si sulmues i dytë. Nuk kemi parë vetëm lëvizje horizontale të Musollit. Kjo pasi edhe ai shfrytëzoi superioritetin numerik në mesfushë. Musolli, për mendimin tim ishte më i miri për Kukësin në sfidën e sotme.

Bakaj zhvendosej nga brenda, ndërsa Idrizi vinte shpesh në vendin e Bakajt. Kale gjithashtu bënte zhvendosje nga brenda. Ndaj Dita është vënë në vështirësi në këtë pozicion.

Në golin e parë me goditje dënimi, Dita ka ardhur në markim duke lënë Kale të lirë nga pas.

Pas minutës së 70-të kur u aktivizua Osmani, pamë një Skënderbe më të organizuar. Ndërkohë, Guri i fitoi të gjitha duelet me Alitin.

Nuk pati ndonjë mungesë në interpretimin teknik të Kukësit në rastet e pësimit të golave. Por ishin aftësitë indivuduale të Soue që bënë diferencën, interpretim model i të dy golave prej tij”, tha Gerd Haxhiu.

more recommended stories