Analiza taktike / Vështirësia detyroi Dajën të ndryshonte, Trashi fitoi duelet

Gerd Haxhiu, në analizën e tij në “Rubrika Sportive”, ka shpjeguar vendosjet taktike të supersfidës së kësaj jave, atë mes Skënderbeut dhe Partizanit, duke analizuar se si u rreshtuan dy skuadrat dhe atë që u pa në fushën e lojës.

“Sa i përket vendosjes, skuadra e Skënderbeut vendoset me të njëtin rreshtim tipit 4-3-3 me Osmanin me vëmendjen mbrapa. Por me Ditën e Nimagën këtë radhë kemi një treshe të ngjashme në sasi, treshe sasiore dhe jo cilësore.

Ndërsa Partizani vendoset me dy vija me katër dhe Progni e Bardhi në vijën e parë. Këto lojtarë nuk japin pikë referimi në vijën e parë. Që në minutat e para, Partizani zhvendoset në gjysmëfushën e Skënderbeut duke vënë në ëvshtirësi në qarkullimin e topit/

Kemi parë shpesh në të kaluarën që Muzaka dhe Lilaj shpesh lëvizin drejt sulmit, por Dita dhe Nimaga kishin vështirësi. Daja u detyrua Daja në minutën e 30 të ndryshonte vendosje, duke kaluar në mbrojtje me 3, ndërsa Partizani ndryshoi në fazën e ndërtimit.

Kemi parë shpesh situata 1 kundër 1 që në pjesën e parë, kur Trashi thuajse i fitoi të gjitha duelet me Vangjelin. Kishim mbivendosje të Kotobellit. Kemi parë edhe Mala të zhvendosej dhe ishte Batha që i mbështeste, kemi parë Asanin që zhvendosej nga brenda dhe gjuajtje të Bathës. Goli u vendos nga një situatë dhe pastaj loja nuk prodhoi më zhvendosje taktike”. /vipsport.al/

more recommended stories