Alegri me dhimbje koke, një tjetër titullar humbet ndeshjen me Totenhemin

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka publikuar sot listën me të grumbulluarit për ndeshjen përballë Totenhemit në Ligën e Kampioneve. Përveç mungesave që tashmë dihen, në sy bie edhe mungesa e mbrojtësit Andrea Barzalji.

Një dëmtim në gju e ka privuar mbrojtësin italian nga ndeshja kundër londinezëve. Ai ka shfaqur edhe probleme muskulore dhe ditët në vijim do të shihet se sa do ta qëndrojë jashtë fushave.

Alegi duhet të luajë përballë Totenhemit më disa nga rezervat, pasi zyrtarisht i mungojnë lojtarë si Kuadrado, Kosta, Matuidi, Dybala dhe së fundmi Barzalji.

Ndeshja e parë me eliminim direkt e Ligës së Kampioneve luhet nesër në Torino, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet me 7 mars në Londër. /vipsport.al/