Akord me “Puma”-n për fanellat e reja, Milani me djaj në trup në sezonin 2018-2019

Tashmë është zyrtar lajmi për akordin mes klubit të Milanit dhe kompanisë së njohur të veshjeve sportive “Puma”. Të gjithë tifozët kuqezinj mezi po presin të shohin dizajnin e fanellave të reja për sezonin 2018-2019.

Gati 3 muaj më parë në fakt është publikuar koleksioni i ri fanellave të reja të Milanit, ku jepen shpjegime dhe detaje për çdo element të dizajnit të ri.

Fanella e parë duket pak më aggresive. Në lartësinë e shpatullave duket qartësisht në fanellë Djalli, që është edhe nofka e skuadrës së njohur kuqezi.

Kurse në fanellat e ndeshjeve jashtë fushe, që janë të bardha, duket një hartë e vjetër e qytetit të Milanos.  Kurse fanella e tretë është e zezë. Vipsport.al

more recommended stories