1 milionë euro! Basti i çmendur i Ajdareviç & Co, ndaj ekipit që mundi Skënderbeu

Gjatë kësaj jave do të rikthehet edhe ndeshjet e “Europa League” pas kualifikimit të fazës në grupe. Klubi i AEK, ku luan Astrit Ajdareviç do të ketë përballë skuadrën e Dinamos së Kievit, që u kualifikua nga grupi ku gjendej edhe Skënderbeu.

Një ngjarje paksa e veçantë ka ardhur në radhët e klubit të AEK, pasi presidenti i këtij ekipi, Dimitris Melissanidis ka vënë një bast me futbollistët e ekipit përpara këtij takimi të rëndësishëm. Skuadra e AEK do të përfitonte një bonus prej 300 mijë eurosh për arritjen e kualifikimit nga faza në grupe.

Basti që do të pasonte nga presidenti i klubit grek mund të quhet paksa “i çmendur”, pasi i ka vënë një premio prej 1 milionë eurosh, që klubi i Hajdareviç të eleminojë Dinamon e Kievit. Ky bast është pranuar, por futbollistët e ekipit duhet të heqin dorë nga bonusi i mëparshëm në rast eliminimi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/