Zyrtarizohet miqësorja, pritet spektakël në Krujë

Një miqësore mjaft interesante pritet të zhvillohet në ndeshjen e nesërme. Në stadiumin e Kastriotit, do të përballen dy nga ekipet “surprizë” të këtij sezoni në Shqipëri.

Kështu, Kastrioti do të luajë kundër Laçit, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël. Takimi do të zhvillohet në orën 13:00.

Ekipi i Samuel Nikaj duket pa rivalë në Kategorinë e Parë, duke qenë shumë afër ngjitjes në elitën e futbollit në Shqipëri. Ndërsa ekipi i Gentian Mezanit është një “përrallë” e Superiores, që të gjithë i presin me padurim vazhdimin e saj. Por ndërsa pritet vazhdimi i kampionateve në Shqipëri, dy ekipet do të masin forcën me njëra-tjetrën. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/