Vllaznia ia del përballë Tërbunit, por sa shumë raste të humbura

Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një takim miqësor në ndeshjen e sotme ndaj Tërbunit. Ndeshja është mbyllur me fitoren e Vllaznisë në shifrat 1-0.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Çinari në minutën e 54-të, pas një pjese të parë të përfunduar me rezultatin e barabartë. Megjithëse një fitore, ekipi i Ernest Gjokës nuk ka bindur shumë në këtë ndeshje, sidomos në aspektin sulmues.

Gjoka e nisi formacionin në këtë ndeshje me Sherrin në portë, Ruqi, Malota, Berisha dhe Mersini në mbrojtje, Krymi, Tafili, Lika, Çinari dhe Vucaj në mesfushë, kurse në majën e sulmit u vendos Sukaj.

Futbollistë të ndryshëm kanë shpërdoruar shumë raste përpara portës kundërshtare, mes të cilëve ishte edhe Xhevahir Sukaj. Megjithatë tashmë Vllaznia duhet të përgatitet për vazhdimin e kampionatit në Superiore. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/