VIDEO / Po bënte spektakël me snoubord, shpëton nga orteku i dëborës

Një rrëshqitje me snoubord nga një sportist spanjoll, për pak sa nuk u kthye në tragjedi në Pirenej. Alfons Garcia po rrëshqiste nga maja e një mali, ndërsa ishte duke u regjistruar një dokumentar, por në mënyrë të pavullnetshme, ai shkaktoi një ortek të vogël dëbore.

Në pamjet e regjistruara në ato momente, shihet sportisti teksa rrëshqet me shpejtësi në luginë për t’i shpëtuar masës së dëborës që e ndiqte. Në momentin që sportisti arrin t’i shkëputet ortekut, në sfond dëgjohen klithmat e atyre që e filmonin të cilët po e paralajmëronin për atë që kishte ndodhur. /Vipsport.al/

more recommended stories