Video/ E pabesueshme nga Spanja, portieri shënon gol nga 50 metra

Një gol të tillë do ta kishte zili çdo sulmues, por realizimi prej 50 metrash distancë vjen nga Juan Carlos, portieri i Deportivo Lugo-s në Segunda Division në Spanjë.

Ndoshta as vetë nuk do ta imagjinonte se topi do të përfundonte rrjetë, por me siguri kërkoi të gjente të lirë ndonjë prej shokëve të skuadrës, por në fund arriti të ndëshkonte kundërshtarin e tij, portierin e skuadrës së Sporting Gijon.

Pikërisht goli i realizuar nga Juan Carlos në minutën e 80-të vulosi fitoren e Deportivo Lugo me rezultatin 3-1 kundër Gijon.