

Bajern Mynih ka vazhduar serinë e fitoreve dhe arratinë në kampionatin gjerman të futbollit, duke treguar se pushimi për festat e fundvitit nuk ka ulur hovin e bavarezëve. Skuadra e drejtuar nga Jup Hejnkes ka triumfuar sot në ndeshjen e parë të javës së 19 të Bundesligës në fushën e Bajer Leverkusen me shifrat 3-1.
Martinez shënoi golin e avanatzhit në pjesën e parë ndërsa në të dytën Roberi tregoi se e meriton rinovimin e kontratës me një gol të shkëlqyer. Volland shkurtoi shifrat në minutën e 70 por goli i Rodriguez në fund të takimit mbylli çdo diskutim për fatin e ndeshjes.
Kësisoj, diferenca me ndjekësin më të afërt, Shalke, shkon në 14 pikë, duke bërë të qartë për të gjithë se Bundesliga në këtë sezon ka zgjidhur thuajse çdo gjë përsa i përket titullit. /vipsport.al/
more recommended stories
Klopp: Ishim fantastikë, me përjashtim të 10 minutave të fundit
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas.
Liverpool-Roma/ Notat e lojtarëve, shkëlqen Salah
Mohamed Salah ishte protagonisti absolut në.
UEFA nuk kursehet në Greqi, Panathinaikosi largohet nga Europa për 3 vite
Panathinaikosi është një nga klubet me.
Boateng: Mezi e pres Realin, do ta mundim!
Gjithë “të zezat” që gjyqtari Kassai.
Leave a Comment