VIDEO / Arsenali shënon 4 në 16 minuta, Junajtid tregon sa i duhet Sançez

Arsenali nuk e ka ndjerë shumë mungesën e Aleksis Sançez sot, pasi ka fituar pa vështirësi 4-1 ndaj Kristal Palas me në paraqitje mbresëlënëse në minutat e parë të sfidës.

“Topçinjtë” gjetën 4 herë rrugën e rrjetës nga minuta e 6, në minutën e 22-të, duke treguar edhe një herë se ndoshta mungesa e kilianit që është nisur drejt Mançester Junajtid nuk do të ndjehet edhe aq shumë.

Nga ana tjetër, Mançester Junajtid shfaqi përsëri probleme në ndeshjen e sotme. Edhe pse fitoi 1-0 ndaj Bërnlit në transfertë, skuadra e Murinjos nuk arriti të gjuante asnjëherë në portë në pjesën e parë dhe doli me tri pikët vetëm falë gjuajtjes së Marsial në pjesën e dytë të takimit.

Rezultatet

Arsenal-Kristal Palas 4-1
6′ Naço Monreal, 10′ Iuobi, 13′ Koshielni, 22′ Lakazet / 78′ Milivojeviç

Bërnli-Mançester Junajtid 0-1
54′ Marsial

Everton-Uest Bromuiç 1-1
70′ Niase / 7′ Rodriguez

Leister-Uotford 2-0
39′ (p) Vardi, 90′ Mahrez

Stouk-Hadërsfilld 2-0
33′ Allen, 69′ Diuf

Uest Hem-Bornmauth 1-1
73′ Hernandez / 71′ Frezër

more recommended stories