Vazhdon “lufta”, Mourinho për Conten: E përbuz dhe e mbyll me kaq

Me sa duket i ka ardhur fundi “telenovelës” mes Jose Mourinhos dhe Antonio Contes, e karakterizuar nga batuta, ofendime dhe kundërpërgjigje.

Trajneri i Manchester United, i cili deklaroi për Conten se ai është i akuzuar edhe për trukime ndeshjesh, ka folur sot në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Stoke City, duke prekur edhe temën e trajnerit të Chelsea.

“Kur një person fyen, ai mund të presë një përgjigje, heshtjeje ose përbuzje. Herën e parë që ai më sulmoi, vendosa të përgjigjesha duke prekur një temë që e dija se ishte e dhimbshme për të. Ai nuk u ndal dhe këtë herë unë zgjedh ta përbuz. Mendoj se përbuzja nënkupton edhe fundin e kësaj historie”, deklaroi Jose Mourinho.