“Uragani” barazon rekordin që Xherard iu deshën 13 vite për ta arritur

Rekordi i numrit më të madh të golave gjatë një viti kalendarik në Premier Ligë në 2017-ën nuk i mjaftoi Herri Kejn, i cili që në ditët epara të vitit 2018 ka shkruar emrin e tij në një tjetër arritje mbresëlënëse për futbollin anglez.

“Uragani” ka fituar titullin e “Lojtarit të Muajit” për dhjetorin 2017, çmimi i 6 në karrierën e tij duke barazuar rekordin e vendosur nga Stiven Xherard. Ish-mesfushorit të Anglisë iiu desh të priste thuajse gjatë gjithë karrierës së tij për të arritur nga numri 1, deri në numrin 6. Ai kishte fituar të parin në marsin e vitit 2001, ndërsa 13 vite më vonë mori atë që do të ishte i 6-ti dhe i fundit.

Ndërkohë, 24-vjeçarit Kejn iu desh pak kohë që të bënte të tijin këtë çmim prestigjioz dhe nuk është çudi që shumë shpejt të jetë i vetëm në këtë renditje, duke llogaritur formën që po kalon dhe golat e jashtëzakonshëm që vazhdon të shënojë për Totenhemin. /vipsport.al/

more recommended stories