U largua te Luftëtari, Bicaj mesazh emocionues Liçajt

Lejdi Liçaj do të jetë pjesë e Luftëtarit në vazhdim të sezonit. Mesfushori vlonjat do të largohet nga Flamurtari, për më shumë hapësira te skuadra gjirokastrite.

Por, mesazhi i shokut të tij të skuadrës te Flamurtari, Ditmar Bicaj për Liçajn është vërtet emocionues.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Bicaj shkruan: “Lejdi Liçaj njëri nga ne, do i mungosh këtij grupi”, ndërsa ka postuar videon gjatë festimit të ditëlindjes së Liçajt.