U largua nga Partizani, ish-fantazistin e kuq e kërkon Lecce

Krisztian Adorjan është vendosur në “orbitën” e Lecce-s, skuadër që militon në Serinë C në Itali. Ish-mesfushori i Partizanit është në pronësi të Novara-s deri në vitin 2019-të, por trajneri i Lecce-s, Fabio Liverani kërkon ta huazojë deri në fund të sezonit.

Fantazisti 24-vjeçar u aktivizua me Partizanin gjatë pjesës së parë të sezonit, pasi u afrua në merkaton e verës me shumë bujë, mbi të gjitha me etiketimin si një “ish” i Liverpool-it.

Por, në 11 ndeshje, futbollisti hungarez shënoi vetëm 1 gol, duke qenë shumë larg pritshëmrive, çka solli edhe largimin e tij nga skuadra kryeqytetase.