Transferohet sulmuesi i Kosovës, një hap mbrapa me ekipin e ri

Periudhën e merkatos së dimrit, janë duke e shfrytëzuar edhe futbollistët e Kosovës, për t’u transferuar në ekipe të tjera ku i garantohet vendi në formacion.

Për disa ka hapa përpara në karrierë, e për të tjerë është krejtësisht e kundërta. Rasti konkret është ai i Vedat Murriqit. Sulmuesi i Kosovës është transferuar në Ligën e Dytë të Turqisë, në ekipin e Rizesporit.

Futbollisti 23-vjeçar ndodhej në elitën e futbollit në Turqi, me ekipin e Gençlerbirgli. Kontrata e re e Murriqit do të jetë për dy vite e gjysmë. Futbollisti nga Prizreni ishte një nga të besuarit e Bunjakut, në eliminatoret që u zhvilluan për Botërorin në Rusi. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/