Tjetër humbje për Kamzën, por këtë radhë jo me goleadë (VIDEO)

Një tjetër humbje për Kamzën në miqësoret përgatitore në Antalia. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu, pas disfatës 4-1 përballë Gençlerbirligi, sot është mposhtur me shifrat 1-0 ndaj Alaniaspor.

Gjithçka është vendosur nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga skuadra turke, në minutën e 33-të, pasi më pas kamzalinjtë kanë arritur të mbrohen mirë dhe të mos u japin mundësinë vendasve të rrezikonin portën e Gjonikajt, i cili vazhdon të jttë zgjedhje e parë në katërkëndorin e skuadrës pas largimit të Halilajt.

Formacioni titullar: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, İmeri, Mehmedi, Arrabal, Mumajesi, Plaku, Raçiç.