Tirana stërvitet tek “Skënder Halili”, Ze Maria e pret në Antalia

Ekipi i Tiranës ka zhvilluar përgatitjen e parë dimërore, përpara nisjes për në Antalia. Stërvitja është realizuar në kompleksin “Skënder Halili”.

Seanca e parë stërvitore është drejtuar në zëvendës trajneri i ekipit, Marco Aurelio dhe stafi teknik. Ndërsa tekniku Ze Maria, do t’i bashkohet skuadrës në Antalia.

Ekipi bardheblu do të udhëtoj ditën e nesërme, gjatë orëve të para të mëngjesit drejt Turqisë. Atje do të zhvillohen përgatitjen e fundit dimërore, përpara vazhdimit të kampionatit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/