Tirana luan me Kukësin në Kupë, për Asion Dajën vendoset nesër

Pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes me Shkumbinin, ku Tirana fitoi 3-0, mesfushori Asion Daja la fushën e lojës, për shkak të një kontraktimi. Në vend të tij u aktivizua Hoxhallari.

Ishte një vendim i marrë nga stafi mjuekësor për të mos rrezikuar, aq më tepër që përpara është ndeshja e Kupës së Shqipërisë me Kukësin.

“Vipsport.al” mëson se Daja ka qenë sot i pranishëm në stërvitjen e Tiranës, ku ka punuar i diferencuar, por gjithçka në lidhje me aktivizimin ose jo të tij në ndeshjen e së mërkurës do të vendoset nesër. Gjatë seancës së fundit stërvitore para ndeshjes me Kukësin mesfushori do të provojë, nëse ndjen shqetësim apo jo.

Trajneri Ze Maria ka nevojë për lojtarët me përvojë në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë dhe dëmtimi i Dajës e ka shqetësuar jo pak. Megjithatë, pritet që futbollisti t’ia dalë dhe të jetë në fushë ndaj kampionëve të Superiores. Vipsport.al