Tek Reali e kërkonin me çdo kusht, vendoset e ardhmja e Kejn

Futbollisti kryesor që klubi madrilen kërkonte në merkaton e janarit, ishte Herri Kejn. Megjithatë sulmuesi i Totenhemit, do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit anglez.

Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, Herri Kejn do të rinovojë më Totenhemin përpara Botërorit që do të zhvillohet në Rusi. Tashmë ekipet e Real Madridit dhe Mançester Junajtid që kishin shfaqur interes për këtë futbollist, do të duhen të tërhiqen nga gara, për të marrë shërbimet e futbollistit anglez.

Herri Kejn është duke zhvilluar një sezon fantastik në “Premier League”, teksa falë golave të shënuara është duke thyer rekorde të ndryshme. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/