Tek Barcelona nisin largimet pas transferimit të Kutinjos

Shuma e shpenzuar nga ana e Barcelonës për mesfushorin e Brazilit, Felipe Kutinjon, ishte vërtet “e çmendur”.

Rreth 160 milionë euro u derdhën nga klubi katalanas drejt Liverpulit, për të marrë në organikën e ekipit Kutinjon. Tashmë tek Barcelona kanë nisur të largohen të padëshiruarit, duke parë planin e teknikut Valverde.

Pas Maskeranos dhe Rafinjës që ishin jashtë planeve të kryesuesve të Spanjës, futbollisti tjetër që do të largohet nga “Camp Nou”, është Aleiks Vidal. Ky i fundit do të rikthehet drejt Seviljës, teksa negociatat mes Barcelonës dhe Seviljës kanë nisur për këtë lojtar. Megjithatë Sevilja kërkon ta marrë këtë Vidalin në huazim, ndërsa Barcelona kërkon vetëm ta shes lojtarin. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/